“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ushtria e vendit do të zgjerojë ofensivën e saj atje. Në një postim në rrjetin social ‘X’, Katz tha se Izraeli dje miratoi planet e IDF-së për të mposhtur Hamasin në Gaza “me zjarr intensiv, evakuim të banorëve dhe manovra”. “Së shpejti, portat e ferrit do të hapen mbi kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gaza – derisa ata të bien dakord me kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, kryesisht lirimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e tyre”, tha ai. “Nëse nuk bien dakord – Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të bëhet Rafah dhe Beit Hanoun. Pikërisht siç premtova –...