Analiza nga CNN / Një javë pas përqafimit me Putinin, përpjekjet e Trump për paqe në Ukrainë po shkojnë drejt dështimit

Analiza nga CNN / Një javë pas përqafimit me Putinin, përpjekjet e Trump për paqe në Ukrainë po shkojnë drejt dështimit

Vetëm një javë pas takimit të Presidentit Donald Trump me Vladimir Putinin në Alaskë, përpjekjet për paqe në Ukrainë duket se po shkojnë drejt një ngërçi. Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë përpiqet të paraqesë përparim në dialog, realiteti në terren është krejt ndryshe: Rusia po intensifikon sulmet, ndërsa përpjekjet diplomatike nuk po japin rezultat. Netët e fundit, Rusia ndërmori një nga sulmet më të ashpra me raketa dhe dronë të muajve të fundit, duke goditur edhe një kompani amerikane prodhuese në Ukrainën Perëndimore – shumë larg vijës së frontit. Ky ishte një mesazh i qartë dhe i dhunshëm ndaj çdo ideje për “paqe të shpejtë”. Diplomaci e bllokuar dhe një paqe që nuk po vjen Sipas burimeve të CNN, përpjekjet e Trump për të ndërmjetësuar...