Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Denaj zbardh shifrat: Agroindustria u rrit me 12,3% në gjysmën e parë të vitit
Agroindustria shënoi një rritje të fortë të prodhimit dhe eksporteve në gjysmën e parë të vitit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi dje se agroindustria shqiptare ka shënuar një rritje prej 12,3% gjatë periudhës janar-qershor 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. “Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, Shqipëria ka eksportuar rreth 75 mijë tonë produkte agroindustriale, duke dëshmuar qartë potencialin në rritje të këtij sektori”, tha Denaj. Ministrja vuri theksin në strategjinë mbështetëse të qeverisë për zhvillimin e këtij sektori. “Politikat mbështetëse janë të orientuara drejt forcimit të agroindustrisë si pjesë kyçe të eksporteve bujqësore, me qëllimin që ajo të shndërrohet në motor të fuqishëm të zhvillimit rural dhe ekonomik në vend”, theksoi Denaj. Sipas statistikave...