Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria shënon nivelin më të lartë të sigurimeve, por mbetet ndër më të ultat në Europë
Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 10634 lekë (rreth 108 euro), në rritje me 11.6% krahasuar me një vit më parë. Rritja e primit të sigurimit për frymë u ngadalësua ndjeshëm nga niveli prej gati 25% i vitit 2023. Megjithatë, rritja e fortë e vitit 2023 i detyrohej kryesisht rishikimit të dhënave demografike, pas Censit të popullsisë, që tregoi një rënie të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë sidoqoftë duket se ka vazhduar të ndikojë edhe vitin e kaluar, po të kemi parasysh se primet...