Moti i keq në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse

Moti i keq në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse

Kukësi është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu. Fillimisht, një spektakël i pazakontë ndodhi në qiellin e qytetit dhe zonave përreth, ku reshjet u paraprinë nga shkarkesa të forta elektrike. Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme. Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë, duke përfshirë jo vetëm Kukësin, por të gjithë zonën veriore të vendit. Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, të cilat prej ditësh kishin qenë një shqetësim serioz për banorët dhe strukturat e emergjencës, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit. Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura, janë...