Zjarret në fshatrat e Vlorës, Ministria e Mbrojtjes: Janë ndezur nga një grup i strukturuar kriminal

Zjarret në fshatrat e Vlorës, Ministria e Mbrojtjes: Janë ndezur nga një grup i strukturuar kriminal

Tre vatra zjarri të shfaqura mbrëmjen e djeshme në tre fshatra të ndryshëm të zonës së Vlorës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë zjarrëvënie të qëllimshme dhe të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. Në një reagim në llogaritë në rrjetet sociale, teksa përditëson të dhënat mbi situatën në terren, Ministria e Mbrojtjes nënvizon se këto zjarrvënie po bëhen natën, për shkak se ndërhyrja nga ajri në këto kushte është e pamundur. “Mes orës 20:15 dhe 22:15, është shfaqur një numër i konsiderueshëm vatrash zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e...