Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter gjen mesfushorin që kërkonte, 22-vjeçari francez sot në Milano për vizitat mjekësore
22 Gusht 2025 8:11 Telesport Andy Diouf është përforcimi i mesfushës së Inter në këto ditë të fundit të merkatos. Zikaltërit donin t’i jepnin Chivu një shtytje në mesfushë dhe e kanë identifikuar 22-vjeçarin nga Lens si zgjedhjen e përsosur. Lojtari do të kushtojë 25 milionë euro (20 milionë euro, plus bonuse). Drejtori sportiv Ausilio do të përpiqet më pas të sjellë një mbrojtës qendror. Marrëveshja është praktikisht e përfunduar, lojtari do t’i nënshtrohet sot vizitave mjekësore në Milano të premten dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare. Profili i Diouf është i ngjashëm me Koné të Romës, një lojtar i ofruar Inter ditët e fundit dhe i vlerësuar nga klubi. Me Lens, 22-vjeçari ka bërë 68 paraqitje në dy sezone, duke shënuar...