Video/ Tragjedi në Kolumbi! Helikopteri i Policisë Kombëtare sulmohet nga grupet kriminale, vdesin 8 oficerë

Video/ Tragjedi në Kolumbi! Helikopteri i Policisë Kombëtare sulmohet nga grupet kriminale, vdesin 8 oficerë

Një helikopter i Policisë Kombëtare të Kolumbisë u sulmua të enjten në departamentin e Antioquias, duke lënë tetë oficerë të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur. Lajmin e konfirmoi presidenti Gustavo Petro, i cili fajësoi grupin kriminal të fuqishëm Clan del Golfo për sulmin. Sipas presidentit, helikopteri po transportonte personel që kishte për mision çrrënjosjen e kulturave të kokës në zonën e Amalfit, kur u godit. “Kemi lajmin e trishtë të tetë policëve të vrarë dhe tetë të plagosur në helikopterin që kishte misionin të transportonte personel për eradikimin e bimëve të kokës,” shkroi Petro në platformën X. Guvernatori i Antioquias, Andrés Julián Rendón, deklaroi se helikopteri po mbështeste operacionet për çrrënjosjen manuale të kulturave të paligjshme, kur dyshohet se u sulmua me një...