Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky akuza Rusisë: Shënjestroi qëllimisht bizneset amerikane! Sulm ndaj pronës dhe investimeve të SHBA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se ka goditur qëllimisht një biznes amerikan gjatë një sulmi ajror të fundit, duke e cilësuar veprimin si sulm të drejtpërdrejtë ndaj pronës dhe investimeve amerikane në Ukrainë. Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky deklaroi se një kompani amerikane që prodhon pajisje elektronike dhe shtëpiake, “nuk ka asgjë ushtarake”, është “praktikisht djegur nga raketat ruse”. “Rusët e dinin saktësisht se ku i lëshonin raketat. Ne besojmë se kjo ishte një goditje e qëllimshme ndaj një kompanie amerikane që operon në Ukrainë,” tha Zelensky. Kompania në fjalë, sipas burimeve paraprake, është Flex, një biznes amerikan me prani të zgjeruar në Ukrainë. Më herët gjatë ditës, autoritetet kishin konfirmuar se një sulm gjatë natës goditi objektet e saj, duke...