“Ishte një mashtrim mizor”, policia rrethon universitetin privat në Pensilvani pas një telefonate të rreme

“Ishte një mashtrim mizor”, policia rrethon universitetin privat në Pensilvani pas një telefonate të rreme

Një lajm për një person të armatosur në kampusin e Universitetit Villanova në Pensilvani ishte një “mashtrim mizor,” tha presidenti i universitetit në një mesazh drejtuar studentëve. “Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, dhe tani e dimë se ishte një mashtrim mizor – nuk kishte asnjë person të armatosur, asnjë të lënduar dhe asnjë provë për praninë e armëve në kampus,” tha Peter M. Donohue.Lajmi u raportua fillimisht nga CNN me përmbajtjen e mëposhtme:Policia po i përgjigjet një raporti për një person të armatosur në Universitetin Villanova në Pensilvani, sipas një postimi nga Departamenti i Policisë së Radnor Township në faqen e tij në Facebook.Policia tha se deri më tani nuk janë raportuar viktima. Banorëve aty pranë dhe studentëve u është kërkuar të qëndrojnë të strehuar...