Robotët inteligjentë zbulojnë shpellat e lavës, strehim i mundshëm për jetën në Hënë e Mars

Robotët inteligjentë zbulojnë shpellat e lavës, strehim i mundshëm për jetën në Hënë e Mars

Një ekip shkencëtarësh evropianë ka zhvilluar një projekt inovativ që synon përdorimin e robotëve inteligjentë për të eksploruar shpellat e lavës në Hënë dhe Mars, hapësira që në të ardhmen mund të shërbejnë si strehime natyrore për njerëzit, raporton The Sun. Studimi, i botuar në revistën Science Robotics, është testuar në ishullin vullkanik Lanzarote në Spanjë, i zgjedhur për shkak të ngjashmërive me terrenet e Hënës dhe Marsit. Projekti udhëhiqet nga Qendra për Inovacion në Robotikë pranë Qendrës Gjermane për Inteligjencë Artificiale (DFKI). Sipas studiuesve, shpellat e lavës ofrojnë mbrojtje natyrore nga rrezatimi kozmik dhe goditjet e meteorëve, duke i bërë ato vende ideale për ngritjen e kampeve hapësinore. Për testimet u përdorën tre lloje robotësh, të cilët kaluan terrene të vështira me lava e...