Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
24 orët e fundit në Gaza/ Nis pushtimi, reagon Netanyahu! Zbardhen kushtet për armëpushim. Statistikat tregojnë se 83% e të vrarëve janë civilë
Ushtria izraelite nisi fazat e para të ofensivës së paralajmëruar tokësore. Tanket izraelite hynë që në mëngjes në periferitë e qytetit, që është shtëpi e mbi një milion palestinezëve. Mësymja nga toka vjen pas disa bombardimesh intensive dhe zjarri artilerie. Perëndimi e dënoi ashpër këtë lëvizje dhe i kërkoi Netanyahut që të ndalej. Kryeministri izraelit reagoi mbrëmjen e së enjtes duke thënë se Izraeli është i gatshëm të vazhdojë negociatat për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve që mbahen në Rripin e Gazës si dhe për ndërprerjen e luftës, porse vetëm në kushte që janë të pranueshme për shtetin hebraik. “Kam dhënë disa instruksione për të filluar menjëherë negociatat për lirimin e të gjitha pengjeve tona dhe për fundin e luftës në kushte të...