(VIDEO) Drita mbetet “ndezur”: grupet e Conference League një hap larg! Historia po e pret…

(VIDEO) Drita mbetet “ndezur”: grupet e Conference League një hap larg! Historia po e pret…

Drita ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur 2–1 Differdangen nga Luksemburgu në ndeshjen e parë të play-offit. Skuadra gjilanase e nisi furishëm dhe pas disa rasteve të krijuara, por Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj, nuk shënuan nga pozita ideale. Nuk vonoi goli, ku ishte Albert Dabiqaj ai që në minutën e 30-të gjeti rrugën e rrjetës, duke shpërthyer atmosferën në tribunat e stërmbushura me tifozë bardhekaltër. Me epërsinë minimale u mbyll pjesa e parë, ndonëse Differdange tentoi të reagojë me kundërsulme të shpejta. Në minutën e 65-të, mysafirët arritën të barazonin me golin e Andreas Buch, duke ngrirë për një moment stadiumin. Por Drita nuk u dorëzua. Dhjetë minuta para fundit, Drita fitoi penallti. Besnik...