Trump: Brenda dy javësh do të mësojmë nëse do të ketë paqe në Ukrainë ose jo

Trump: Brenda dy javësh do të mësojmë nëse do të ketë paqe në Ukrainë ose jo

Presidenti i SHBA, Donald Trump, dekalroi këtë të enjte se brenda dy javësh do të jetë më e qartë nëse ka shanse reale për paqe. “Do të thosha se brenda dy javëve të ardhshme do ta dimë, në një mënyrë apo tjetër. Nëse jo, mund të na duhet të ndjekim një qasje tjetër,” u shpreh Trump gjatë një interviste telefonike për gazetarin konservator Todd Starnes. Presidenti i SHBA nuk dha detaje të mëtejshme mbi planet e tij apo përmbajtjen e bisedimeve. Trump zhvilloi takime të ndara me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë të premten dhe me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington të hënën. Ai njoftoi menjëherë se po planifikon një takim dypalësh mes dy liderëve dhe më pas një takim trepalësh me pjesëmarrjen...