Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky akuzon Rusinë për shmangie të qëllimshme të një takimi me Putinin: Moska nuk kërkon paqe!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar të martën Kremlinin se po bën gjithçka për të shmangur një takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin, për të diskutuar një zgjidhje të mundshme për luftën që ka hyrë në vitin e katërt. Në fjalimin e tij të përnatshëm drejtuar qytetarëve dhe në postime në rrjetet sociale, Zelensky deklaroi se sulmet e fundit masive të Rusisë gjatë natës në disa rajone të Ukrainës ishin një mesazh i qartë për mungesën e vullnetit për paqe. “Aktualisht, sinjalet që po dërgon Rusia janë shumë të thjeshta dhe, për të qenë i sinqertë, të pahijshme. Ata po përpiqen të shmangin nevojën për të organizuar një takim,” tha Zelensky, duke iu referuar një samiti të mundshëm me Putinin, për të cilin...