Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës do të plotësohet edhe me një sit arkeologjik dhe rregullore të zonës A
Nga Julia Vrapi Gërmimet arkeologjike nga misioni kërkimor shqiptaro-polak kanë nxjerrë gjurmë të reja të qytetit ilir në Bushat. Gërmimet shqiptaro-polake në Bushat janë një projekt i përbashkët mes Institutit të Arkeologjisë (Tiranë) dhe Universitetit të Varshavës, nën drejtimin e Saimir Shpuzës dhe Piotr Dyczek, me mbështetjen e DRTK Shkodër. Gërmimet arkeologjike këtë kohë janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti. Gërmimet arkeologjike në Bushat kanë nisur vite më parë, por Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër shprehet se shumë shpejt, harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës do të plotësohet edhe me një sit arkeologjik, zonifikim të qartë dhe rregullore administrimi të zonës ‘A’. “Bëhet fjalë për qytetin antik në Bushat, ku...