Berisha i fali edhe tre deputetë Metës, ish-deputeti Çollaku: Kështu nuk e bashkon të djathtën

Berisha i fali edhe tre deputetë Metës, ish-deputeti Çollaku: Kështu nuk e bashkon të djathtën

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë. Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, do ti japë edhe 3 deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar. Ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku thotë se kjo lëvizje nuk e bashkon të djathtën. ”Problemi i PD nuk është pse i dhuron 7 deputetë e një grup parlamentar ish-LSI (parti me ideologji e histori tjetër), por se nuk ndal dot hemoragjinë brenda llojit, nuk bashkon të djathtën dhe dëgjon pak ose aspak e pjesën gri të elektoratit antiRame”,-shprehet Kreshnik Çollaku.