Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga kriptovalutat tek obligacionet, si investon Trump me miliona dollarë në kohë krize
Jo vetëm Bitcoin dhe kriptovaluta. Presidenti amerikan, Donald Trump, po investon fuqishëm edhe në obligacione të kompanive dhe të shteteve, aq sa ka investuar tashmë mbi 100 milionë dollarë. Kjo del nga dokumente qeveritare të sapopublikuara. Dokumentet tregojnë se që nga marrja e detyrës në Shtëpinë e Bardhë, në janar, Trump ka blerë obligacione të kompanive, shteteve federale dhe komunave me vlerë mbi 100 milionë dollarë. Të paktën sipas dokumenteve të Autoritetit Amerikan për Etikën Qeveritare, të publikuara online të martën. Sipas këtyre dokumenteve, që nga 21 janari, dita pas betimit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan ka kryer mbi 600 transaksione financiare. Trump ka blerë, ndër të tjera, obligacione korporatash të bankave amerikane “Citigroup” dhe “Morgan Stanley”, të kompanisë mëmë...