Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjykata e Apelit i “shpëton” 500 milionë dollarë Donald Trumpit
Një gjykatë e apelit në Nju Jork ka hequr gjobën prej 500 milionë dollarësh që Presidenti Donald Trump ishte urdhëruar të paguante vitin e kaluar në një proces civil për mashtrim. Gjykatësi Arthur Engoron kishte vendosur gjobën për shkak të vlerësimit të tejskajshëm të pasurive të Trump Organization për të marrë kredi të favorshme. Në vendimin e gjatë të publikuar të enjten, gjykatësit e Divizionit të Apelit të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut thanë se ndërsa Trump ishte përgjegjës për mashtrimin, gjoba e afro 500 milionë dollarëve ishte e tepruar dhe mund të shkelte të drejtat kushtetuese kundër dënimeve të ashpra. Trump, në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, e quajti vendimin “fitore totale”. “Respektoj shumë faktin që Gjykata pati guximin të...