Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kaluan vijën liqenore në mënyrë të paligjshme/ Bllokohet mjeti lundrues, me 7 persona në bord, merren masa ligjore
Policia ka kapur dhe bllokuar një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme. Për secilin prej tyre u morën masa administrative, sipas ligjit. Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, konstatuan përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Ai, së bashku me personat në bord, u shoqërua në Stacionin e Policisë për procedura të mëtejshme. Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa shtetasit do të largohen vullnetarisht nga PKK Tushemisht. Njoftimi i Policisë: ‘Në përfundim të verifikimeve, në zbatim...