“Përgjegjësi kryesore e opozitës”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet eksperti: Refuzimi i Gërvallës, ishte autogol

“Përgjegjësi kryesore e opozitës”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet eksperti: Refuzimi i Gërvallës, ishte autogol

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, i ftuar në një studio televizive analizoi situatën e krijuar në Kosovë pas disa muajsh pa konstituim të Kuvendit, duke e cilësuar atë si një ngërç të thellë politik dhe institucional. Sipas tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë marrë më shumë mbi baza politike sesa juridike, duke krijuar një vakum që po shfrytëzohet nga palët. “Zgjedhjet sollën një konstelacion politik që dikton kompromisin, por kompromisi nuk po arrihet, sepse asnjë palë nuk po bën përpjekje reale për marrëveshje,” u shpreh Bytyçi. Ai theksoi se edhe mazhoranca, edhe opozita kanë përgjegjësi, por kryesisht opozita, e cila refuzoi kandidaturat e Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës. “Me familjet simbol të Kosovës  Jashari, Rugova dhe Gërvalla  nuk mund të luhet. Refuzimi i kandidaturës...