Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Policia ndjek një person që transportonte 21 kg drogë drejt Kosovës
Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të një personi, i cili dyshohet se po transportonte lëndë narkotike nga kufiri me Shqipërinë.Sipas raportimeve, i dyshuari po kalonte në kufirin e gjelbër kur u vu re nga efektivët e departamentit të kufirit. Kur iu afruan, ai nxori një armë dhe i kërcënoi, duke u larguar më pas me vrap drejt territorit shqiptar, duke u mbështetur edhe nga errësira.Në vendin ku ishte duke kaluar, ai la pas një çantë që përmbante 21 kilogramë kanabis sativa. Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe ka njoftuar homologët shqiptarë për të mundësuar arrestimin e të dyshuarit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i...