Kosovë/ Fluks i lartë në pikat kufitare, pritje deri në 6 orë në Merdarë

Kosovë/ Fluks i lartë në pikat kufitare, pritje deri në 6 orë në Merdarë

Fluksi i automjeteve në pikat e kalimeve kufitare të vendit vazhdon të jetë i ngarkuar. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikës kufitare Merdare kolonat arrijnë deri në 2.2 kilometra, me pritje deri në gjashtë orë, ndërsa në hyrje pritjet janë vetëm pesë minuta.Në pikën kufitare Muçibabë, kolona e automjeteve në dalje është 300 metra, me pritje deri në 30 minuta, ndërsa në hyrje pritjet shkojnë nga tre deri në pesë minuta.Në Dheu i Bardhë, kolona në dalje është 200 metra dhe pritjet 30 minuta, ndërsa në hyrje kolona arrin 30 metra, me pritje të ngjashme. Në Mutivodë, kolona është deri në 100 metra, me pritje deri në 40 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë vetëm deri në pesë minuta.Qytetarët këshillohen të...