Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
KQZ refuzon certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, me rezultat të ngushtë: dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime.Pro votuan kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe anëtarja e Listës Serbe në KQZ, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër. PDK-ja zgjodhi të abstenohej.Ngarkuarja me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipatti, u takua sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe shprehu shqetësimin e saj për tendencat që synojnë të pengojnë pjesëmarrjen e partive serbe në zgjedhje. Ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes së komunitetit serb në procesin zgjedhor dhe shprehu shqetësim për çdo përpjekje që mund të kufizojë të drejtën e tyre për të votuar.Materialet e...