Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Nga allçia në beton’/ Dylgjeri: Mero Baze nga spitali në Hotel miliona dollar!
Analisti Ylli Dylgjeri ka komentuar hotelin e Mero Bazes në Ksamil. Ai ka bërë krahasimin mes Mero Bazes, kur ishte në opozitë me Partinë Socialiste dhe sot që është një ndër gazetarët më të përdorur nga pushteti dhe Rama. Dylgjeri shkruan se, Mero ka kaluar nga allçia në beton, duke publikuar dhe dy foto. ‘Nga allçia në beton! Mero Baze nga i bërë dje për spital bëhet sot për Hotel miliona dollar!’, shkruan Dylgjeri, ndërsa në foto është Mero Baze pasi u dhunua nga nipi i Gramoz Ruçit, sekretar i Përgjithshëm i PS-së në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Ndërkaq fotoja tjetër është e kohëve të sotme, ku Mero Baze ka publikuar pamje nga hoteli i tij në Ksamil.