Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Artisti Naun Shundi në betejë për shëndetin, familja kërkon ndihmë, dy ministri marrin përsipër mbulimin e shpenzimeve
Naun Shundi TIRANË- Naun Shundi, regjisor, dramaturg, aktor i më shumë se 100 roleve në Teatër dhe 20 në film, është diagnostifikuar me kancer. Sëmundja e ka detyruar që të lërë punën në teatrin Zonja e Bujtinës, i themeluar nga vetë ai, ndërsa është dërguar në një spital të Francës për mjekim të specializuar. Në kushte të tilla, familja e artistit kërkon ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar, pasi kostat e larta në spital janë të papërballueshme. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës kanë garantuar trajtimin mjekësor për artistin dhe intelektualin që ka kaluar më shumë se 46 vite në Tetarin Kombëtar. Përmes një deklarate, bëhet me dije se Minsitria e Shëndetësisë ka ofruar mbështetjen, duke garantuar mbulimin e të gjitha shpenzimeve mjekësore. Sipas deklaratës, pritet...