Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aktori Naun Shundi në betejë me sëmundjen, Ministria e Shëndetësisë: Ka mbështetjen e plotë tonën
Aktori Naun Shundi po përballet me një betejë shëndetësore, dhe është dërguar për trajtim të specializuar në një spital jashtë vendit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se ka garantuar mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme. Sipas ministrisë, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi. Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të...