Shqipëria vend tërheqës, mbi 10 mijë shtetas kërkuan leje qëndrimi në 7 muaj

Shqipëria vend tërheqës, mbi 10 mijë shtetas kërkuan leje qëndrimi në 7 muaj

Shqipëria po lakmohet nga të huajt edhe për të punuar. Filipinasit duket se kanë gjetur treg pune në vendin tonë, kryesisht baby-sitter, sanitare në shtëpitë e shqiptarëve, sallone estetike e të tjera. Shtetasit filipinas janë në vend të parë për numrin e kërkesave. Deri në fund të muajit korrik të këtij viti kanë aplikuar për leje qëndrim 10 mijë e 256 shtetas të huaj. Nga këta, 1351 janë shtetas filipinas. Më pas renditen shtetasit italianë me 1326 kërkesa, pasuar nga India dhe Egjipti. Bazuar në statistika, gjatë vitit 2025 ka një rritje të aplikimeve, pasi nëse një vit më parë ka pasur 13 176, nga ku janë miratuar 12 856 kërkesa, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti ka pasur 10 mijë e 256...