Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Konfirmohet marrëveshja SHBA-BE, tarifa 15% për barnat dhe makinat
Janë dashur pothuajse katër javë për të arritur marrëveshjen, por tashmë Uashingtoni dhe Brukseli kanë dalë me një deklaratë të përbashkët që vulos marrëveshjen mbi tarifat doganore mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Dokumenti është fryt i takimit në Skoci mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Pas shpalljes së marrëveshjes për vendosjen e tarifave prej 15%, më 27 korrik, u krijua shumë paqartësi rreth sektorëve dhe produkteve të përfshira apo të përjashtuara, llogaritjeve të tarifave totale dhe angazhimeve reciproke. Vëmendje e veçantë iu kushtua sektorëve farmaceutikë dhe të gjysmëpërçuesve. Nga takimi i sotëm në Bruksel i Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (CoRePer) doli dokumenti që përcakton pikat kryesore të marrëveshjes, e cila më pas...