Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rrezikonin të mbyteshin në det, policia ju shkon në ndihmë tre personave në Velipojë
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, së bashku me Policinë Kufitare, u shkuan në ndihmë tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në det. Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi ishin duke u larë në thellësi. Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë, për tre shtetas që ishin duke u larë në thellësi dhe nuk po mundeshin të dilnin në breg, për shkak të dallgëve të forta. Menjëherë u angazhuan shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan shtetasit që rrezikonin të mbyteshin dhe bënë të mundur...