Hungaria kritikon BE-në: Heshtja juaj për sulmin ndaj tubacionit të naftës është domethënëse

Hungaria kritikon BE-në: Heshtja juaj për sulmin ndaj tubacionit të naftës është domethënëse

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, kritikoi Komisionin Evropian për mungesën e mbështetjes ndaj Budapestit, pas ndalimit të rrjedhës së naftës nga Rusia drejt Hungarisë, si pasojë e një sulmi me dron nga Ukraina. Forcat ukrainase goditën këtë javë një stacion kyç të shpërndarjes në rajonin rus të Bryansk-ut, duke ndërprerë përkohësisht furnizimin me naftë për Hungarinë dhe Sllovakinë. Szijjártó tha se Ukraina ka vënë në rrezik sovranitetin dhe sigurinë energjetike të Hungarisë me këtë sulm. Ai akuzoi gjithashtu Bashkimin Evropian për “heshtje”, pavarësisht premtimit të mëparshëm të Brukselit për mbrojtjen e sigurisë energjetike të vendeve anëtare. “Heshtja e tyre flet më shumë se çdo gjë tjetër,” tha ministri hungarez. “Komisioni Evropian, Brukseli, dhe zonja Von der Leyen përfaqësojnë interesat e Ukrainës dhe jo...