Vasili: Antireforma, që e ktheu drejtësinë në një kufomë përballë pushtimit narkomafioz të shtetit!

Vasili: Antireforma, që e ktheu drejtësinë në një kufomë përballë pushtimit narkomafioz të shtetit!

Nga Petrit Vasili Në këtë moment kaq kritik për Shqipërinë, ku narkoshteti është fakt dhe korrupsioni e pastrimi i parave diktojnë ligjin, natyrshëm të gjithë i kishin sytë nga drejtësia dhe veprimet e saj. Por, për turp e faqe të zezë, asgjë s’ndodhi. Krijimi i organizmave speciale ligjore si SPAK dhe BKH, forcimi gjoja i pavarësisë së prokurorëve për ndjekjen e çështjeve, Vettingu që do të siguronte standarde të larta morale dhe profesionale e që dështoi me turp ishin, pra, premisa që teorikisht drejtësia do të përballej fort me krimin, korrupsionin dhe pastrimin e parave. Por kapja e Reformës në Drejtësi nga Rama dhe qeveria e shndërroi atë në Ramaformë dhe e ktheu në një kufomë që kutërbon erë antiligj dhe është kthyer në mburojë të...