Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Opozita me grup tjetër parlamentar, Berisha i jep “borxh” Metës disa deputetë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do t’i japë Partisë së Lirisë 3 ulëse në Kuvend, duke i qëndruar kështu besnik Ilir Metës. Mësohet se nisma vjen në një moment me rëndësi për PL-në, pasi me 3 deputetët demokratë që do i japë ‘hua’ Berisha, mund të krijojë grupin e vet parlamentar. Në një intervistë televizive, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh se ky kalim i 3 deputetëve ishte një dakordësi e hershme. ”Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri....