Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Patricia Arquette thotë se nuk do të na duhet të presim ‘shumë gjatë’ për sezonin e ardhshëm të ‘Severance’
Aktorja fituese e çmimit Oscar dhe dy herë e çmimit Emmy, Patricia Arquette, e cila është sërish e nominuar këtë vit për rolin e saj si drejtuesja manipuluese Harmony Cobel në “Severance”, tha në një intervistë se fansat nuk do të presin “shumë gjatë” për rikthimin e serialit. “E di që njerëzit kanë qenë shumë të duruar dhe mendova, ‘Oh, ata nuk do të presin aq gjatë sa për sezonin e dytë,’” tha ajo. “Por nuk mendoj se do të zgjasë aq shumë.” Megjithatë, ajo shtoi me rezervë: “Por kurrë nuk i dihet. Sezoni i parë u pengua nga Covid, i dyti nga një grevë e madhe, kështu që nuk dimë çfarë na pret në këtë botë.” Sezoni i dytë i “Severance” filloi në janar,...