Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Polici shkon të grabisë ish-burrin e të dashurës, bie nga dritarja dhe vdes
Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe sipas informacioneve, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së tij për të grabitur ish-burrin e të dashurës së tij. Tentativa e grabitjes përfundoi me një rënie fatale nga dritarja. Policia e distriktit të Brçkos konfirmoi se oficerët e tyre morën një raport për zhurmë në një apartament në një ndërtesë banimi të enjten në mbrëmje. ‘U përcaktua se një person i panjohur, me shumë mundësi duke përdorur çelësin origjinal, hyri në apartament pa autorizim dhe gjithashtu, me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes, pësoi lëndime nga të cilat vdiq. Në afërsi të vendit të ngjarjes, ish-gruaja e pronarit të apartamentit u gjet në automjetin e viktimës. Ajo po lidhet me kryerjen e krimit’, njoftoi policia...