Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zjarr në Fushë-Arrëz, Bashkia thirrje banorëve të mobilizohen për shuarjen e flakëve
fushë arrëz SHKODËR- Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët e favorizuara nga era e fortë po përhapen me shpejtësi në pyjet me pisha të zeza. Ndërkohë shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë shkuar drejt vendit të zjarrit, ndërsa Bashkia e Fushë-Arrëzit kërkon ndihmë të menjëhershme nga ajri. Bashkia gjithashtu bën apel edhe për banorët e zonës që të mobilizohen për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve. Ndërkohë janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në afërsi të Kurores së Dardhës, duke rrezikuar zonën. Dy vatra kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët janë në afërsi të Lumit të Trunit dhe pranë Kulumrisë ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Bëhet me dije se ka nisur edhe...