“Vjeshta do të jetë e nxehtë”/ Paralajmëron ish-deputeti: Opozita do të nisë protesta pa ndalim, duhet të pranojmë…

“Vjeshta do të jetë e nxehtë”/ Paralajmëron ish-deputeti: Opozita do të nisë protesta pa ndalim, duhet të pranojmë…

Ish-deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se pas zgjedhjeve të fundit opozita po përgatitet për hapa të rinj politikë, duke paralajmëruar një sezon vjeshte të tensionuar. Maliqi tha se strukturat e PD dhe aleatët e saj do të mblidhen në ditët në vijim për të vendosur strategjinë. Sipas tij, një nga opsionet e diskutuara është bojkotimi i parlamentit, por më e mundshme mbetet prania në Kuvend me një betejë të fortë politike. “Mandatet duhet të pranohen, por jeta parlamentare nuk do të funksionojë normalisht. Komisionet do të bllokohen,” u shpreh ai. Një tjetër mundësi e paralajmëruar nga Maliqi është organizimi i protestave pa ndërprerje dhe madje edhe një grevë urie, duke e konsideruar këtë si mjetin kryesor të presionit ndaj qeverisë....