Vrau 32-vjeçarin për kanalin e ujit, autori: Më dhunoi babain, nuk durova dot dhe shkova e qëllova

Vrau 32-vjeçarin për kanalin e ujit, autori: Më dhunoi babain, nuk durova dot dhe shkova e qëllova

25-vjeçari Xhesion Toromeni i cili vrau 32- vjeçarin Besmir Kumria në Kryekuq të Divjakës për kanalin e ujit, tha para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji. Ai ka deklaruar se kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit. ”Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”, ka thënë autori. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka...