Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Vija e mbrojtjes Baltike’ me mina, bunkerë e “dhëmbë dragoi”, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë
Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash dhe ura që do të ishin gati të shkatërroheshin në çdo moment në rast të një pushtimi nga njëri prej të dy vendeve. Tre shtetet baltike, së bashku me Poloninë, kanë filluar të fortifikojnë kufijtë e tyre për të penguar Kremlinin të shqyrtojë dhe planifikojë një sulm, duke përmirësuar gardhet metalike ekzistuese me pengesa dhe sisteme të ndryshme fortifikimi, pjesërisht të frymëzuara nga zgjidhjet teknike të përdorura nga ukrainasit për t’u mbrojtur nga sulmet ruse. Kur të përfundojë, “Vija e Mbrojtjes Baltike” do të shtrihet përgjatë pjesëve të mëdha të tokës së Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – nga enklava ruse e...