Aksident i rëndë në “Kthesën e Dukatit”/ Plagoset një person, ja detajet e para rreth ngjarjes

Aksident i rëndë në “Kthesën e Dukatit”/ Plagoset një person, ja detajet e para rreth ngjarjes

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ndodhi të enjten në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në vendin e quajtur “Kthesa e Dukatit”. Një mjet tip BMW , i drejtuar nga shtetasi A. M., gjatë një parakalimi të gabuar është përplasur me një automjet tip Benz me targë AB749TD, drejtuar nga A. M.. Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Benz, i cili është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Testet e kryera për nivelin e alkoolit rezultuan 0.000 mg/l për të dy drejtuesit e mjeteve. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.