Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Riaktivizohet zjarri në Valikardhë të Bulqizës, ndizet një vatër në Kërçisht të Maqellarës
Vetëm pak ditë pasi zjarret që ishin aktive u shuan nga reshjet e shiut në fillim-javë, këtë të enjte janë riaktivizuar. Vatra e zjarrit mbi fshatin Valikardhë të Bulqizës në vendin e quajtur “Liqeni i Zi” është rindezur, ku është ende e paqartë se si flakët rifilluan. Edhe pse zjarri ishte shuar nga reshjet e shiut, autoritetet vendore kishin lënë një grup për ta monitoruar nga frika se mos trungjet e mbetura mund të bëheshin shkak për riaktivizimin e vatrës. Me rritjen e temperaturave dhe rikthimin e erës së fortë, duket se është bërë riaktivizimi i zjarrit. Ndërkohë, për shuarjen e tij janë nisur forca të shumta zjarrfikëse nga bashkia Bulqizë, shërbimi pyjor, dhe administrata. Kjo ka qenë ndër zonat më të dëmtuara nga zjarri...