Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump kritikon Biden: Nuk lejoi Ukrainën të “kundërsulmonte”! Nëse do isha president vite më parë…
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kritikuar paraardhësin e tij, Joe Biden, për moslejimin e Ukrainës të “luftojë” kundër Rusisë. Trump shpeshherë sulmon ish-rivalin e tij, i cili e mundi në zgjedhjet e vitit 2020. Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Trump e ka krahasuar Ukrainën me “një ekip të shkëlqyer në sport që ka një mbrojtje fantastike, por nuk lejohet të luajë në sulm”. “Nuk ka asnjë shans për të fituar!” shtoi Trump. “Është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e pushtuesit. Është njësoj si një skuadër e madhe sportive që ka një mbrojtje fantastike, por nuk i lejohet të luajë në sulm. Nuk ka asnjë shans për të fituar! Pikërisht kështu është...