Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli nis operacionin për të pushtuar Gazën! Meloni: Rrezikon të përkeqësojë situatën tashmë dramatike
Nga Alba Kepi Italia ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit lidhur me vendimet e qeverisë izraelite mbi situatën në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor.Kryeministrja Giorgia Meloni riafirmoi angazhimin e vendit të saj për paqe, siguri dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Vendimi i Izraelit për të avancuar me okupimin e Gazës, si përgjigje ndaj sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023, konsiderohet një “eskalim i mëtejshëm ushtarak” që rrezikon të përkeqësojë situatën humanitare tashmë dramatike. Italia thekson se është i domosdoshëm një angazhim ndërkombëtar për arritjen e një armëpushimi, lirimin e pengjeve dhe sigurimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e ndërmjetësve dhe jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në një skenar...