Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kandidati i opozitës për kryeministër, Pëllump Pilinçi, miting të madh me 23 gusht në Shkodër
Kandidati i opozitës për kryeministër, Pëllump Pilinçi, po bën opozitë të fortë kundër kryeministrit Rama. Në kohën kur PD-ja nuk ndjehet, profesor Pilinçi po shkon në çdo qytet për të folur me njerëzit e demokratët. Ai thekson se duhet ndërruar kjo klasë politike. Ndërkohë Profesor Pëllump Pilinçi do të organizojë miting të madh me 23 gusht në Shkodër, ora 19.00 “për ti shkurtuar ditët kryeministrit Rama”, siç thotë. Në PD janë frikësuar nga ky popullaritet i Pilinçit. Mësohet se kandidati për kryeministër, Pëllump Pilinçi, nëse merr pushtetin do të vendosë drejtësi, duke ndëshkuar edhe Berishën, edhe Ramën. Ai ruhet me roje të shumta sigurie kudo që shkon.