Ernest Koliqi: Dante e ne shqiptarët…

Ernest Koliqi: Dante e ne shqiptarët…

Tue u besue kujtimeve t’mija të largëta, kur isha mësues ui letërsisë shqipe në gjimnazin shtetnor të Shkodrës (prej tetë klasash: unë jepja letërsi shqipe, nga 1930 deri me 1933, në tre klasat e fundit), mund të pohoj se poezia e Dantes u interesonte shumë nxanësve të mij. Nga Ernest Koliqi Mbi gjithçka, ajo që i linte mbresa nxanësve shqiptarë, ishte jeta e Dantes, jetë e mbushin me situata dramatike që i shkaktoheshin nga konfliktet e dhunshme e urrejtja e pamëshirshme qytetare. Disa fragmente nga kronikat e Dino Campagni-t e Giovanni Villani-t, shfaqen si përshkrim i gjallë i ngjarjeve bashkohore të vendit. Portreti i Corso Donatit, me pak përpunim u përshtatet saktësisht personazheve të njoftun prej të gjithëve. Ngjarjet fiorentine t’ epokës së Dantes, shfaqeshin...