Libofsha, perla e fshehur/ Fshati në Fier me kisha shekullore

Libofsha, perla e fshehur/ Fshati në Fier me kisha shekullore

Fshati Libofshë ndodhet rreth 15 kilometra nga qyteti i Fierit, dhe për banorët e zonës është një perlë e fshehur. Atje ndodhen rreth 15 kisha shumë të mirëmbajtura nga njerëzit dhe të ruajtura fort nga vendimet ateiste të 40 viteve komunizëm, që u vuri kazmën objekteve të kultit në mbarë vendin. Për shumë turistë, por edhe vendas, Libofsha e Fierit është një fshat ndoshta i panjohur! Por, si askund tjetër në këtë fshat ndodhen të ndërtuara plot 15 kisha! Teksa regjimi komunist shkatërroi objektet e kultit anembanë vendit, këto kisha i mbijetuan mendësisë ateiste që ishte ngulitur tek strukturat e partisë! Objektet kishtare janë qindra vjeçare, por edhe të jashtëzakonshme për nga arkitektura dhe stili. At Rafael Rredhi tregon se kanë qenë banorët e zonës...