Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Prisja më shumë nga Kosova”/ Ngërçi politik, reagon analisti: Rast i paprecedentë, në sistemin e tyre
Analisti politik Ermal Hasimja, i ftuar në një studio televizive komentoi krizën politike që prej muajsh ka përfshirë Kosovën, ku Kuvendi ende nuk është konstituar pas zgjedhjeve të mbajtura. “Ngërçi politik në Kosovë është një rast i papërshtikuar në sistemin e tyre. Prisja më shumë nga Kosova, e cila na ka dhënë leksione demokracie nga mënyra korrekte si i ka zhvilluar zgjedhjet dhe si i ka ndërtuar institucionet e veta,” tha Hasimja. Ai u shpreh se përplasjet e partive politike kanë bllokuar funksionimin normal të institucioneve, duke vënë interesat partiake mbi interesin publik: “Palët politike nuk kanë arritur të tejkalojnë interesat partiake për të zgjidhur krizën në parlament, me konstituimin që vijon të mos bëhet prej muajsh pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë”, shtoi ai...