Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha i bën nderin e radhës Ilir Metës, i jep 3 deputetë për të bërë grupin parlamentar. Përfitimet që do ketë PL në Kuvend
Miku i mirë në ditë të vështirë. Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës edhe pas humbjes së zgjedhjeve. Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, doktori do i japë 3 deputetë hua aleatit të tij, të betejave te vjetra për të krijuar një grup parlamentar. “Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri. Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, konfirmoi në...