Flakët pushtojnë sërish Kurorën e Dardhës në Pukë, zjarret jashë kontrrollit, ndërhyrje edhe nga ajri

Flakët pushtojnë sërish Kurorën e Dardhës në Pukë, zjarret jashë kontrrollit, ndërhyrje edhe nga ajri

Zjarret kanë dalë sërish jashtë kontrollit në afërsi të kurorës së Dardhës në Pukë, duke rrezikuar zonën. Dy vatra të reja janë regjistruar pranë lumit të Trunit dhe zonës së Kulumrisë, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Përveç forcave të angazhuara nga toka, në operacion është përfshirë edhe një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve nga ajri. Situata mbetet kritike, pasi zjarret në ekonominë pyjore Sakat-Lak-Hidhi janë aktive prej më shumë se 10 ditësh, duke e bërë terrenin edhe më të vështirë për ndërhyrje.