Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Motra denoncon humbjen pa gjurmë të 44-vjeçarit në Fier, për herë të fundit u pa duke dalë nga banesa e saj tre ditë më parë
Një 44-vjeçar është zhdukur pa gjurmë prej tre ditësh në qytetin e Fierit. Denoncimin në Komisariat e ka bërë ditën e djeshme motra e tij, e cila ka deklaruar se që prej datës 19 gusht ka humbur kontaktet me F.Gj., për të cilin kërkoi ndihmë në gjetjen. Policia nuk jep detaje mbi rrethanat e mundshme dhe shkaqet, por konfirmon nisjen e kërkimeve. Por bëhet me dije se 44-vjeçari ka dalë për herë të fundit nga banesa e motrës dhe nuk është parë më. “Kallëzoi shtetasja A. Gj., se më datë 19 gusht 2025, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. Gj., 44 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thanë burime zyrtare. Po bëhen kërkime nëpërmjet kontakteve telefonike, të njohurve, qelizave të celularit dhe...